BallinaLajmeHaxhiu pret ambasadorin e Bullgarisë, flasin për dialog politik e fqinjësi

Haxhiu pret ambasadorin e Bullgarisë, flasin për dialog politik e fqinjësi

Të ngjajshme

Trumpi flet për sulme të reja ndaj Iranit, por dilemat strategjike mbesin

Gjatë dy ditëve të fundit, presidenti i Shteteve të...

Karim ‘ngre’ shqiponjën mes maleve, simboli kuq e zi merr vëmendje

Karim ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij të...

Goditi gazetarin, arrestohet një person në Shkodër

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia në...

Kë po e thumbon Adioni?

Ish-fermeri, Adion Puka, ka tranuzar rrjetin minuta më parë. Në...

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, ambasadori Kraevski i ka përcjellë Haxhiut ftesën e zëvendëspresidentes së Bullgarisë, Iliana Iotova, për pjesëmarrje në Samitin e 30-vjetorit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

“Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dialogut politik dhe fqinjësisë së mirë si parakushte për stabilitet, siguri dhe përparim të qëndrueshëm në Evropën Juglindore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Haxhiu ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz