BallinaLajmeDy nxënësve në Skenderaj i gjenden thikë dhe armë zjarri

Dy nxënësve në Skenderaj i gjenden thikë dhe armë zjarri

Të ngjajshme

Ebola dhe fruthi, ekspertët: Rënia e vaksinimit po rrit rrezikun

Në Republikën Demokratike të Kongos është regjistruar së fundmi...

Hamza: Kosova s’mund të ecë përpara me fajësime, arsyetime dhe kriza politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh kandidat për...

Fermin Lopez operohet, mungon në Kupën e Botës

Fermín López ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të...

IKShPK: 17 raste me fruth janë konfirmuar në Kosovë, të gjithë të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar...

Nënshkruhet UA-ja për shkollim specialistik, Vitia prezanton politikat e reja

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar...

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se ka realizuar kontrolle kohë pas kohe nëpër shkolla.

Gjatë javës së kaluar ata kanë realizuar kontrolle në tri shkolla të mesme të larta në Mitrovicë Jug ku janë kontrolluar 460 nxënës mirëpo tek nxënësit nuk është gjetur asnjë mjet  i rrezikshëm apo i kundërligjshëm.

Sot, në njërën nga shkollat e mesme të larta në Skenderaj është realizuar një kontroll i nxënësve nga vet stafi i shkollës dhe pas përfundimit të kontrollit, njësia policore për sigurinë në shkolla është njoftuar nga drejtori i shkollës se gjatë kontrollit tek dy nxënës janë gjetur mjete të rrezikshme.

“Tek një nxënës është gjetur një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa tek një nxënës tjetër janë gjetur:

  • një armë zjarri e llojit pistoletë;
  • 19 fishekë;
  • një gëzhojë;
  • një predhë e armës së gjatë”, ka njoftuar Policia.

Policia ka konfiskuar të gjitha gjësendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindërve dhe mbrojtësve të tyre. Pas njoftimit të prokurorit për të mitur, me vendim të tij nxënësit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj nxënësit tek i cili është gjetur arma e zjarrit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kontrolle të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen andaj Policia apelon tek të gjithë nxënësit që të mos bartin armë dhe mjete të rrezikshme pasi që veprime të tilla paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe janë të ndaluara me ligj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz