BallinaSportGlasner, objektivi i Leverkusenit

Glasner, objektivi i Leverkusenit

Të ngjajshme

IKShPK: 17 raste me fruth janë konfirmuar në Kosovë, të gjithë të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar...

Nënshkruhet UA-ja për shkollim specialistik, Vitia prezanton politikat e reja

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar...

Udhëto sigurt drejt Göteborg nga Prishtina me PrishtinaTicket

Me PrishtinaTicket, udhëtimi drejt Göteborg-ut bëhet i thjeshtë dhe...

Bayer Leverkusen po e shqyrton seriozisht mundësinë për ta emëruar Oliver Glasnerin si trajner të ri, në vend të Kasper Hjulmandit, raporton Sport Bild.

Sipas mediumit gjerman, 51-vjeçari austriak është “zgjedhja e preferuar” e drejtuesve sportivë të klubit, Fernando Carro dhe Simon Rolfes.

Megjithatë, situata te Leverkuseni mbetet e paqartë, pasi Glasner ende nuk i është përgjigjur interesimit të klubit. Aktualisht, ai është i përqendruar te Crystal Palace, që po përgatitet për ndeshjen e fundit të sezonit në Premier League ndaj kampionit Arsenal, si dhe për finalen e Ligës së Konferencës kundër Rayo Vallecanos javën e ardhshme.

Edhe pse Hjulmand ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027, sezoni zhgënjyes dhe dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pritet ta sjellin largimin e tij sapo klubi të gjejë pasuesin e duhur.

Pas barazimit 1:1 me Hamburgun në xhiron e fundit të Bundesligës, drejtori sportiv Simon Rolfes shmangu përgjigjet konkrete për të ardhmen e Hjulmandit, duke u mjaftuar vetëm me faktin se trajneri ka ende kontratë valide me klubin.

Glasner pritet të jetë i lirë gjatë verës. Ai kishte njoftuar muaj më parë se do të largohej nga Crystal Palace në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata me klubin londinez. Që nga ai moment, emri i tij është lidhur me disa klube të mëdha evropiane, megjithëse opsionet për të duket se janë ngushtuar.

Te Chelsea, ish-trajneri i Bayern Munichut, Xabi Alonso, pritet ta marrë drejtimin nga sezoni i ardhshëm, ndërsa Manchester United ka gjetur stabilitet nën drejtimin e përkohshëm të Michael Carrickut, i cili pritet të vazhdojë në këtë rol.

Glasner e njeh shumë mirë Bundesligën. Ai më parë ka drejtuar VfL Wolfsburgun nga viti 2019 deri më 2021, ndërsa më pas kaloi dy sezone te Eintracht Frankfurti, me të cilin fitoi Ligën e Evropës. Pas kësaj, ai u transferua në Angli, ku arriti sukses të madh me Crystal Palace, duke fituar FA Cup dhe më pas edhe Superkupën e Anglisë.

Sipas Sport Bild, Glasner shihet si një trajner që mund t’i japë Leverkusenit garanci për sukses, diçka që drejtuesit e klubit do ta dëshironin pas dy emërimeve të fundit në pankinë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz