BallinaLajmeMINTI e gjobit me 40 mijë euro KEDS-in për çështjen e njehsorëve

MINTI e gjobit me 40 mijë euro KEDS-in për çështjen e njehsorëve

Të ngjajshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësis, Tregtisë dhe Inovacionit ka lajmëruar se i ka shqiptuar gjobë të re KEDS-it për çështjen e njehsorëve.

MINTI e ka gjobitur me 40 mijë euro KEDS-in, transmeton lajmi.net.

“Vlen të theksohet se po vazhdon procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Komunikata e plotë: 

MINTI trajton me prioritet të drejtat e konsumatorit, KEDS gjobitet me 40,000 euro për njehsorët

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku u prezantua edhe Draft Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit 2026–2030.

Përveç pikave të rendit të ditës, në këtë mbledhje, u prezantuan informata lidhur me aksionet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, të fokusuara në monitorimin e çmimeve të derivateve, njehsorëve elektrikë dhe produkteve të qumështit me bazë bimore në treg.

Vlen të theksohet se po vazhdon procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi.

Raportet zyrtare të laboratorit janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore dhe shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, në vlerë prej 40,000 eurosh.

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit gjithashtu ka diskutuar për adresimin sa më të shpejtë të rasteve dhe mënyrat e kompensimit të dëmit ndaj konsumatorëve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit gjatë tre muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash proaktive për trajtimin e ankesave të konsumatorëve.

Si tregues i rritjes së besimit institucional të qytetarëve konsiderohet edhe rritja prej 35% e numrit të ankesave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz