BallinaLajmeLajmet e FunditNjihuni me të dashurën e Alis: Jo vetëm partnere, roli i saj...

Njihuni me të dashurën e Alis: Jo vetëm partnere, roli i saj në këngën e Eurovisionit

Të ngjajshme

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026, Alis, vazhdon rrugëtimin e tij me këngën “Nan” në finalën e së shtunës.

Krahas mbështetjes nga publiku, një mesazh i veçantë ka ardhur nga partnerja e tij, Desara Gjini, e cila është njëkohësisht autorja e tekstit të kësaj kënge.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ku në sfond dëgjohet projekti përfaqësues i Shqipërisë, ajo konfirmoi përfshirjen e saj në këtë krijim:

“Kënga ime që shkrova me të dashurin tim është në Eurovision dhe ai gjithashtu po e këndon atë”.

Detajet e lidhjes së tyre u ndanë vetëm pak ditë më parë nga vetë Alis, gjatë një interviste në emisionin “S’e luan topi”.

Artisti 21-vjeçar tregoi se njohja me Desarën, e cila aktualisht është 22 vjeçe, nisi gjatë periudhës kur ai punonte si instrumentist në një lokal ku ishin të punësuar familjarët e saj.

Që nga ai moment, dyshja ka vazhduar të qëndrojë bashkë, duke ndërthurur jetën personale me angazhimet dhe bashkëpunimin në fushën e muzikës.

Kujtojmë se artisti performoi në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2026, duke u ngjitur në skenë i 13-ti në radhë. Kjo paraqitje i siguroi Shqipërisë kualifikimin për në natën finale.

Tashmë, me mbështetjen e publikut dhe të bashkëpunëtores së tij të zemrës, Alis po bën përgatitjet e fundit për performancën e tij përmbyllëse në festivalin evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz