BallinaLajmeGanimete Musliu: Le ta dijë Kurti se edhe Millosheviqi luftën e nisi...

Ganimete Musliu: Le ta dijë Kurti se edhe Millosheviqi luftën e nisi në Drenicë, por nuk u dorëzuam

Të ngjajshme

Haxhiu pas takimit me Marta Kos: Biseduam për rrugën evropiane të Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar edhe një herë në lidhje me dërgimin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj.

Musliu ka pasur një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo tha se “Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do ta shihja një pamje të tillë. Pamje që godasin rëndë dhe na e kthejnë kujtesën tek skenat që mendonim se i kishim lënë përgjithmonë pas, në vitin 1999.”

Reagimi i plotë:

Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar dhimbjen, zemërimin dhe zhgënjimin që ndjen.

Ajo që pashë sonte në Skenderaj nuk ishte thjesht një aksion policor, ishte një pamje e rëndë, e papranueshme dhe e pafalshme për çdo qytetar që e njeh historinë dhe plagët e këtij vendi.

Dëshpërimi është në kulm, ndërsa zhgënjimi bëhet i pashmangshëm kur sheh se si një njësi elitare si NjSO, në mes të natës, e rrethon Skenderajn me policë të maskuar dhe me armë të gjata.

Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do ta shihja një pamje të tillë. Pamje që godasin rëndë dhe na e kthejnë kujtesën tek skenat që mendonim se i kishim lënë përgjithmonë pas, në vitin 1999.

Në mungesë të projekteve të realizuara, ideve për zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët, Albin Kurti ka zgjedhur të krijojë tensione e përçarje, duke përdorur tërë aparatin shtetëror për ta frikësuar, denigruar dhe poshtëruar popullin liridashës të Drenicës.

Por, përkundër gjithë këtij presioni, qytetarët e Skenderajt dhe të Drenicës treguan sonte maturi, dinjitet dhe vetëpërmbajtje. Për këtë, meritojnë respekt dhe falënderim të veçantë.

Le ta dijë Albin Kurti se edhe Millosheviqi luftën e kishte nisur në Drenicë. E megjithatë, Drenica historikisht asnjëherë nuk u nënshtrua, asnjëherë nuk u frikësua dhe kurrë nuk e duroi poshtërimin.

Secili që ia ka mësyrë Drenicës është kthyer i turpëruar prej saj.

Edhe sonte, Drenica qëndroi me dinjitet./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz