Pasditën e së enjtës ka ndodhur një gjuatje me armë në kryeqytet.
I plagosur rëndë nga këto të shtëna ka mbetur një 25 vjeçar. I njëjti aktualisht është duke u trajtuar nga stafi i Klinikës Emergjente në QKUK.
“Po është sjellë një person i plagosur, ai është sjellë në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile. Ekipi emergjent po i kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë shkurt për IndeksOnline, Naser Syla- drejtor i Emergjencës në QKUK./IndeksOnline/