BallinaLajmeVitia: Po zgjerohen hapësirat dhe po rriten kapacitetet trajtuese në Spitalin e...

Vitia: Po zgjerohen hapësirat dhe po rriten kapacitetet trajtuese në Spitalin e Vushtrrisë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në Spitalin e Vushtrrisë po zhvillohet projekt për zgjerimin e hapësirave dhe rritjen e kapaciteteve trajtuese, përmes ndërtimit të një aneksi të ri.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Vitia ka theksuar se aneksi do të ndërtohet sipas standardeve moderne dhe se do të pajiset me pajisje të reja mjekësore, duke shtuar se projekti kap vlerën 7.5 milionë euro.

“Po zgjerohen hapësirat dhe po rriten kapacitetet trajtuese në Spitalin e Vushtrrisë. Aneksi do të ndërtohet sipas standardeve moderne, me pajisje mjekësore të reja dhe kapacitete më të mëdha trajtuese. Vlera e projektit është 7.5 milionë euro”, shkroi Vitia.

Ai ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen, si dhe Komunën dhe Kuvendin Komunal të Vushtrrisë për miratimin e lejes ndërtimore.

“Falënderojmë Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen, si dhe Komunën dhe Kuvendin Komunal të Vushtrrisë për miratimin e lejes ndërtimore”, shtoi ai.

Në fund, Vitia ka thënë se procesi i transformimit në sektorin shëndetësor do të vazhdojë edhe më tej.

“Vazhdojmë transformimin, spital pas spitali”, përfundoi ministri në detyrë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz