BallinaLajmeReshitaj tregon pse iu bashkua Osmanit: Ishte vazhdimësi e bindjeve të mia...

Reshitaj tregon pse iu bashkua Osmanit: Ishte vazhdimësi e bindjeve të mia politike

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ish-deputetja Albena Reshitaj ka treguar arsyet pse iu bashkua rrugëtimit politik krah ish-presidentes Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Reshitaj tha se angazhimi i saj politik lidhet me bindjet që ka pasur prej kohësh dhe me mbështetjen ndaj Osmanit.

“Unë nuk kam lëvizur nga askund. Thjesht po vazhdoj të jem pjesë e bindjeve të mia politike dhe e qëndrueshmërisë politike të Vjosa Osmanit. Kam ardhur në këtë pjesë për ta përkrahur një presidente tek e cila kam pasur besim të plotë se do të jetë shumë e suksesshme, dhe ashtu ka rezultuar të jetë”, deklaroi Reshitaj.

Ajo tha njëherësh, se ky veprim nuk përbën largim nga ndonjë subjekt politik, por, sipas saj, është vazhdimësi e bindjeve të saj politike që nga viti 2021.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz