Abelard Tahiri nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ish-shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Tahiri ka thënë se do të jetë pranë kandidatit të PDK-së për kryeministër Bedri Hamza për të arritur fitoren e merituar.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj çdo votuesi dhe përkrahësi të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Përkushtimi im ndaj vlerave demokratike dhe përmirësimit të shoqërisë vazhdon, edhe pa qenë pjesë e listës zgjedhore”, shkruan ai.