Federico Valverde ka përfunduar në spital ditën e sotme, pasi kishte një përplasje fizike me bashkëlojtarin, Aurilien Tchouameni.
Francezi e ka goditur me grusht, derisa sipas njoftimit të real Madrdiit, Valverde ka pësuar një dëmtim traumatik në tru, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori uruguaian dp të qëndroj 10 deri në 14 ditë jashtë fushave, siç tregohet nga protokollet mjekësore për këtë diagnozë.
”Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Fede Valverde nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim traumatik në tru.
Valverde është në shtëpi në gjendje të mirë dhe do të duhet të qëndrojë në pushim për 10 deri në 14 ditë, siç tregohet nga protokollet mjekësore për këtë diagnozë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/
