BallinaSportPërleshja brutale mes Valverdes dhe Tchouamenit në stërvitje, skuadra e Real Madrid...

Përleshja brutale mes Valverdes dhe Tchouamenit në stërvitje, skuadra e Real Madrid del me komunikatë zyrtare

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Real Madrid ka nisur procedura disiplinore ndaj dy lojtarëve të ekipit të parë, Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, pas një incidenti që ka ndodhur gjatë stërvitjes së mëngjesit.

Sipas klubit, ngjarja ka ndodhur në qendrën stërvitore dhe ka çuar në hapjen e hetimeve të brendshme disiplinore. Klubi ka bërë të ditur se vendimet përfundimtare do të merren pasi të përfundojnë procedurat përkatëse, transmeton lajmi.net.

Mediat raportojnë se incidenti ka filluar si një debat verbal mes dy futbollistëve, i cili më pas është përshkallëzuar në përplasje fizike, duke kërkuar ndërhyrjen e bashkëlojtarëve dhe stafit për ta ndalur situatën. Raportohet gjithashtu se Valverde ka marrë edhe trajtim mjekësor pasi u godit në fytyrë nga Tchouameni.

Mesfushori nga Uruguai pas goditjes së marrë kishte humbur ndjenjat dhe pasi ishte zgjuar nuk i mbante mend disa gjëra që kishin ndodhur. Ai ishte larguar me karrocë mjekësore nga qendra stërvitore.

Pas ngjarjes, drejtori i përgjithshëm i klubit, José Ángel Sánchez, ka thirrur një takim urgjent për të diskutuar situatën dhe hapat e mëtejshëm brenda skuadrës.

Komunikata zyrtare e Real Madrid:

“Klubi i Futbollit Real Madrid njofton se, pas ngjarjeve që kanë ndodhur këtë mëngjes në stërvitjen e ekipit të parë, ka vendosur të hapë procedura disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Klubi do të informojë në kohën e duhur për vendimet përfundimtare të këtyre procedurave, pasi të përfundojnë proceset e brendshme përkatëse.”/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz