BallinaLajmeShtyhet afati për aplikim për bursa në Mitrovicë

Shtyhet afati për aplikim për bursa në Mitrovicë

Të ngjajshme

Votohet me 58 vota pro raporti i PE-së për Shqipërinë

Votohet me 58 vota pro, raporti i Parlamentit Europian...

Trump refuzon të thotë nëse armëpushimi me Iranin është ende në fuqi

Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi të thotë nëse armëpushimi...

Shtatë raste me Hantavirus në anijen “Hondius”, OBSH thotë se rreziku për publikun është i ulët

Shtatë raste me hantavirus vdekjeprurës janë konfirmuar ose dyshohen...

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim për bursa për studentë për vitin akademik 2025/2026.

Afati i ri është nga 5 maj deri më 12 maj 2026. Studentët që nuk kanë arritur të aplikojnë më herët, mund ta shfrytëzojnë këtë kohë për të dorëzuar dokumentet.

Komuna do të ndajë 350 bursa. Shuma mujore është 80 euro dhe do të jepet nga 1 tetori deri më 30 qershor.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt që jetojnë në komunë dhe studiojnë në universitete publike në Kosovë. Dokumentet duhet të jenë të plota, përndryshe nuk do të pranohen.

Disa nga dokumentet e nevojshme janë: aplikacioni, vërtetimi i regjistrimit, lista e notave, kopja e letërnjoftimit dhe dëshmi për gjendjen ekonomike.

Komuna ka thënë se aplikimet do të shqyrtohen nga një komision, dhe lista e përfituesve do të publikohet pas përfundimit të procesit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz