BallinaSportMuller beson te përmbysja: Bayerni mund ta ‘rrëzojë’ PSG-në

Muller beson te përmbysja: Bayerni mund ta ‘rrëzojë’ PSG-në

Të ngjajshme

Edhe pse i ka dhënë lamtumirën Bayern Munich një vit më parë, Thomas Muller vazhdon ta ndjekë me vëmendje ish-skuadrën e tij dhe është optimist për përballjen vendimtare ndaj Paris Saint-Germain në gjysmëfinalet e Champions League.

Sulmuesi gjerman, i cili aktualisht aktivizohet në MLS me Vancouver Whitecaps, beson se bavarezët kanë gjithçka për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar finalen.

“Nëse Bayerni luan për 90 minuta siç bëri në Paris, atëherë do të fitojë me një apo dy gola diferencë. Le ta bëjmë këtë!”, ishte mesazhi motivues i Muller.

Sipas tij, ndeshja e kthimit do të jetë ndryshe nga ajo e para, me më shumë kujdes taktik nga të dyja skuadrat.

Ai theksoi se pas minutës së 60-të, gjithçka do të varet nga rezultati në fushë.

“Kushdo që të jetë në avantazh do të tërhiqet pak më shumë, ndërsa skuadra tjetër do të marrë kontrollin. Kjo do ta karakterizojë ndeshjen e kthimit”, u shpreh ai.

Muller vlerësoi gjithashtu paraqitjen e Bayern Munich në ndeshjen e parë në Paris, duke theksuar forcën mendore dhe vazhdimësinë në lojë, pavarësisht disavantazhit.

“Rezultati 4-5 nuk është katastrofë. Parisi ka vetëm një gol avantazh dhe ndeshja e kthimit luhet në shtëpi për Bayernin. Mua më la më shumë mbresa paraqitja e tyre në Paris sesa në ndeshjet ndaj Real Madridit”, përfundoi gjermani.

Sfida në “Allianz Arena” pritet me interes të jashtëzakonshëm, aty ku bavarezët do të tentojnë një tjetër përmbysje të madhe europiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz