BallinaLajmeVrasja në Gjakovë, vetëdorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit: Dërgohet në...

Vrasja në Gjakovë, vetëdorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit: Dërgohet në mbajtje 48 orë

Të ngjajshme

Maj i ri, energji e re – rikthehu në formë me fivestar

Në Fitstar ke tash mundësinë me zgjedh planin që...

Një grua raportohet e zhdukur në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren. Sipas Policisë,...

Shtyhet afati për aplikim për bursa në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është shtyrë afati...

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është vetëdorëzuar në polici, një person, Q.S, i dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhur në Gjakovë.

I njëjti, shton Policia, është dërguar në mbajtje 48 orë, përcjell Gazeta Express.

”Aktualisht, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

I dyshuari për vrasje vetëdorëzohet në polici

Gjakovë, 5 maj 2026

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Fillimisht, i lënduari është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), e më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë.

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rreth orës 02:20, pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër i moshës madhore, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Vrasje”.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre, me inicialet Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz