Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjakovës, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë të ftohtë. Viktima është identifikuar si Rexhë Brahimaj, i cili nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. I riu është goditur me thikë dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore pas transportimit në spital, lëndimet kanë rezultuar fatale.
Një detaj që ka shtuar edhe më shumë dhimbjen e kësaj ngjarjeje është fakti se i ndjeri, Rexhë Brahimaj, është vëllai i Egzona Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi.
Lajmin për humbjen e madhe familjare e ka bërë të ditur vetë Egzona përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi bardh e zi me të vëllain, duke shkruar: “Ma shkrumove zemrën bre vëllau jem. Pusho në paqe”.
