BallinaLajmeZRRE aprovon të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë në vend

ZRRE aprovon të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë në vend

Të ngjajshme

Trump refuzon të thotë nëse armëpushimi me Iranin është ende në fuqi

Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi të thotë nëse armëpushimi...

Shtatë raste me Hantavirus në anijen “Hondius”, OBSH thotë se rreziku për publikun është i ulët

Shtatë raste me hantavirus vdekjeprurës janë konfirmuar ose dyshohen...

Nis verifikimi i dokumentacionit për gurthyesit në vend

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli...

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët energjetikë në vend, përfshirë KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.

Sipas vendimit, të hyrat maksimale për KOSTT-in për vitin 2026 janë 76 milionë e 444 mijë euro.

Ndërkaq, për KEDS-in janë aprovuar 185 milionë e 960 mijë euro, që është rreth 21 për qind më e ulët krahasuar me vlerën e kërkuar nga vetë kompania. ZRRE-ja ka bërë të ditur se në këtë përllogaritje janë marrë parasysh edhe devijimet e kostove nga vitet e kaluara.

Për kompaninë KESCO, të hyrat maksimale të aprovuara arrijnë në 442 milionë e 228 mijë euro.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se lejimi i këtyre të hyrave nuk do të ndikojë në rritjen e faturave të energjisë për qytetarët.

Ai shtoi se gjatë javës pritet të merret edhe vendimi për tarifat e energjisë elektrike, i cili do të përcaktojë më saktë çmimet për konsumatorët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz