BallinaLajmeShtatë raste me Hantavirus në anijen “Hondius”, OBSH thotë se rreziku për...

Shtatë raste me Hantavirus në anijen “Hondius”, OBSH thotë se rreziku për publikun është i ulët

Të ngjajshme

Një grua raportohet e zhdukur në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren. Sipas Policisë,...

Shtyhet afati për aplikim për bursa në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është shtyrë afati...

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Në objektin e Pallatit të Drejtësisë të martën u...

Irani konfirmon se po shqyrton propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani ka marrë një përgjigje nga SHBA-ja për propozimin...

Çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të...

Shtatë raste me hantavirus vdekjeprurës janë konfirmuar ose dyshohen në mesin e pasagjerëve të një anijeje turistike luksoze, e cila aktualisht ndodhet e bllokuar në Oqeanin Atlantik, pranë Kepit të Gjelbër, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shkruan Reuters.

Anija “Hondius”, që kishte nisur udhëtimin nga Argjentina në muajin mars, kishte në bord kryesisht pasagjerë britanikë, amerikanë dhe spanjollë. Rreth 150 persona vazhdojnë të jenë në bord, ndërsa autoritetet po punojnë për testimin dhe zbarkimin e tyre.

Sipas OBSH-së, nga 7 rastet e raportuara, tre persona kanë humbur jetën, një ndodhet në gjendje kritike dhe tre të tjerë kanë simptoma të lehta.

Viktimat përfshijnë një çift nga Holanda dhe një shtetas gjerman. Ndërkohë, një shtetas britanik është evakuuar për trajtim në Afrikën e Jugut, ku ka rezultuar pozitiv për hantavirus.

Rasti i parë u regjistrua më 11 prill, kur një pasagjer holandez vdiq gjatë udhëtimit. Disa ditë më vonë, edhe bashkëshortja e tij u sëmur dhe më pas ndërroi jetë, ndërsa një tjetër pasagjer u dërgua për trajtim urgjent.

Pavarësisht situatës, OBSH thekson se rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët, pasi sëmundja zakonisht përhapet nga brejtësit e infektuar dhe rrallë transmetohet nga njeriu te njeriu.

Autoritetet e Kepit të Gjelbër i kanë kërkuar anijes të qëndrojë në det si masë parandaluese, ndërsa kompania “Oceanwide Expeditions” ka bërë të ditur se po shqyrtohen opsionet për lëvizje drejt porteve në Spanjë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz