BallinaSportTifozi që bëri sharje raciste ndaj Rashford, dënohet me burg

Tifozi që bëri sharje raciste ndaj Rashford, dënohet me burg

Të ngjajshme

Pse Hollywood-i dështon me pop-yjet?

Kinemaja amerikane vazhdon të ketë vështirësi në portretizimin bindës...

Kurti dhe Konjufca përshëndesin mbështetjen e fuqishme amerikane për Kosovën drejt NATO-s

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e...

Kur titujt përkthehen më mirë se origjinali

Ndryshimi i titujve të filmave për tregje të ndryshme...

Një tifoz i Real Oviedo është dënuar me 9 muaj burg pasi u shpall fajtor për abuzim racist ndaj futbollistit anglez Marcus Rashford.

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje, kur Rashford po përgatitej të ekzekutonte një goditje nga këndi, ndërsa tifozi në fjalë shpërtheu me thirrje raciste, të cilat u kapën qartë nga kamerat dhe u bënë provë kyçe në procesin gjyqësor, shkruan IndeksOnline.

Sipas vendimit të gjykatës, i dënuari mund ta shmangë vuajtjen e dënimit me burg nëse plotëson disa kushte: pagesën e një gjobe prej 2 mijë eurosh, ndjekjen e një programi të detyrueshëm kundër racizmit dhe pranimin e një ndalimi 3-vjeçar nga stadiumet e futbollit.

Ky rast konsiderohet si një tjetër sinjal i fortë nga autoritetet kundër racizmit në sport, duke dërguar mesazhin se sjellje të tilla nuk do të tolerohen./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz