BallinaLajmeTempus 204: Kur puna vret dhe shteti dështon të mbrojë punëtorët dhe...

Tempus 204: Kur puna vret dhe shteti dështon të mbrojë punëtorët dhe të drejtat e tyre

Të ngjajshme

Kurti dhe Konjufca përshëndesin mbështetjen e fuqishme amerikane për Kosovën drejt NATO-s

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e...

Kur titujt përkthehen më mirë se origjinali

Ndryshimi i titujve të filmave për tregje të ndryshme...

Sindroma që shkakton ngurtësi të pazakontë të penisit

Disa burra mund të përjetojnë një gjendje të pazakontë,...

E premte, 01 maj 2026, prej orës 20:10, në Betimi për Drejtësi, T7 dhe Gazeta Express, u transmetua emisioni “TEMPUS”, Episodi 204, me temën: “Kur puna vret dhe shteti dështon të mbrojë punëtorët dhe të drejtat e tyre”.

Në këtë episod u trajtua gjendja e sigurisë dhe shëndetit në punë në Kosovë, me fokus në rreziqet me të cilat përballen punëtorët, zbatimin e inspektimeve në vendet e punës dhe efektivitetin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

U analizua edhe roli i Inspektoratit të Punës, numri i inspektimeve dhe masat që ndërmerren ndaj shkeljeve në vendpunime, si dhe sfidat në raportimin dhe parandalimin e aksidenteve në punë.

Po ashtu, u trajtua çështja e përfaqësimit sindikal dhe qasja e shtetit ndaj politikave të sigurisë në punë, si dhe mungesa e koordinimit institucional në adresimin e problemeve sistemike.

Në fokus ishte edhe përgjegjësia e punëdhënësve dhe niveli i mbrojtjes që u ofrohet punëtorëve në sektorë me rrezik të lartë, përfshirë ndërtimin dhe energjetikën.

A është sistemi aktual i inspektimit efektiv në mbrojtjen e punëtorëve?

Sa funksionale janë institucionet në parandalimin e aksidenteve në punë?

Cilat janë dështimet kryesore në zbatimin e ligjit të punës?

Dhe kush mban përgjegjësi për gjendjen aktuale të sigurisë në vendin e punës?

Në këtë emision morën pjesë: Vebi Mujku, Ekspert i Çështjeve Sociale; Ymer Ymeri, Sekretar i Përgjithshëm në SBASHK; Naim Bajraktari, Ekspert për sigurinë dhe shëndetin në punë; dhe Naim Jakaj, Hulumtues i Lartë në IKD.

“TEMPUS” vjen me Betim Musliun.

Emisioni “TEMPUS”, Episodi 204, u transmetua në Betimi për Drejtësi, T7 dhe Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz