BallinaLajmePolicia e Kosovës mohon pretendimet për aktivitete të paligjshme në “Vila e...

Policia e Kosovës mohon pretendimet për aktivitete të paligjshme në “Vila e Radojçiqit” në Mitrovicë të Veriut

Të ngjajshme

Sindroma që shkakton ngurtësi të pazakontë të penisit

Disa burra mund të përjetojnë një gjendje të pazakontë,...

Kurti vazhdon me emërime, Hysni Mehani zëvendësministër në Ministrinë e Financave

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për një tjetër...

Simulim në tru – trajtim i ri jep shpresë për fëmijët me autizëm

Një metodë e re stimulimi të trurit mund të...

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve dhe pretendimeve për zhvillime të paligjshme në të ashtuquajturën “Vila e Radojçiqit” në Mitrovicë të Veriut, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Në një sqarim zyrtar, Policia ka bërë të ditur se objekti është nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe nga njësitë policore dhe sistemet e kamerave, ndërsa çdo hyrje-dalje kontrollohet rreptësisht dhe lejohet vetëm për personat e autorizuar, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit, që nga momenti kur objekti është marrë nën kontroll për arsye sigurie, nuk është evidentuar asnjë aktivitet i kundërligjshëm, duke kundërshtuar kështu pretendimet e publikuara në media.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë të sigurojë objektin dhe të mbajë të informuar opinionin publik, me qëllim parandalimin e dezinformatave dhe mbrojtjen e integritetit të zyrtarëve që kujdesen për rendin dhe sigurinë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz