BallinaLajmeKQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

KQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

Të ngjajshme

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Rummenigge vlerëson lart PSG-në: Luis Enrique arkitekti i kësaj skuadre

Legjenda e Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka vlerësuar lart...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 39-të të mbajtur të hënën më 27 prill 2026, ka ndryshuar/plotësuar tri rregullore zgjedhore.

Bëhet fjalë për Rregulloren për Regjistrimin dhe Votimin jashtë Kosovës; Rregulloren për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe Rregulloren për Votimin, Numërimin në Vendvotim dhe Menaxhimin e vendvotimit.

Lidhur me të parën, u bë e ditur se dy nga ndryshimet dhe plotësimet në këtë rregullore, përfshijnë kriteret për hapjen e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike dhe afatin për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës.

Konkretisht, përmes këtij plotësimi caktohet numri minimal prej 50 votuesish, si kriter për organizimin e votimit në përfaqësi diplomatike. Kështu, nëse deri në përfundim të periudhës së regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, numri i votuesve të regjistruar suksesshëm në një qendër votimi jashtë Kosovës është më i vogël se 50 votues, votimi fizik në atë përfaqësi diplomatike nuk organizohet.

Në këtë rast, votuesit e regjistruar në këtë qendër kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës.

Derisa, sa i përket afatit për tërheqjen e pakove të fletëvotimeve nga kutitë postare jashtë Kosovës, tashmë përcaktohet që kur zyrat postare janë të mbyllura gjatë fundjavave apo festave zyrtare, tërheqja të bëhet në ditën e parë vijuese të punës.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Gashi, theksoi se kjo nuk është në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, konkretisht me nenin 96. Ai theksoi se me ligj përcaktohet që afati i fundit për tërheqjen e fletëvotimeve është një ditë para zgjedhjeve.

Sipas tij, ky ndryshim krijon mundësinë e anulimit të votave me postë, në rast të ankesave potenciale.

Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, tha se kjo është një situatë e komplikuar dhe se vendos që t’i japë përparësi të drejtës së votës për votuesit në diasporë.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi, theksoi se në zgjedhjet e fundit janë përballur me këtë problem dhe se tërheqja e fletëvotimeve në ditët kur shërbimet postare nuk punojnë, është e pamundur.

Ky plotësim i rregullores u miratua me 8 vota për dhe dy kundër.

Lidhur me Rregulloren për Votimin, numërimin në vendvotim dhe menaxhimin e vendvotimit, u plotësua pjesa e kërkimit të dokumentacionit lidhur me votimin me asistencë.

Konkretisht, votuesi me aftësi të kufizuara, i cili nuk është në gjendje të shënojë ose ta hedh fletëvotimin, dhe kur kjo aftësi e kufizuar dëshmohet përmes dokumenteve mjekësore, të lëshuara nga specialisti i fushës përkatëse (vërtetim, raport mjekësor, dokument apo librezë e lëshuar nga minstria përkatëse), mund të ndihmohet nga një person tejtër (asistuesi) nga e njëjta Qendër Votimi, i zgjedhur nga votuesi, duke ndjekur procedrën e KQZ-së.

Ndërsa, lidhur me Rregulloren për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndryshimi kryesor parasheh mundësinë që KQZ të vendosë për rinumërimin e një numri të caktuar të vendvotimeve.

Sipas kësaj rregulloreje pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvoitmet e rregullta në QNR, KQZ vlerëson dhe sipas nevojës mund të vendos rinumërimin e votave deri në masën 10% të vendvotimeve, të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme.

Ndryshim tjetër në këtë rregullore u tha se është edhe çështja e pullëpostale, ku u tha se është shtuar pasuesi që për shtetet ku nuk aplikohet kjo, të zbatohet një mekanizëm tjetër sikurse verifikimi.

Sa i përket çështjes së rinumërimit, anëtari Ilir Gashi tha se gjithmonë është bërë me vendim në bazë të një vlerësimi. Derisa theksoi se nuk e sheh të domosdoshme ndryshimin në rregullore.

Ndërkaq, shtoi se në planin e tyre të punës është përfshirë edhe një projekt që ka të bëjë me skanimin dhe leximin elektronik të fletëvotimit, e që sipas tij, më pas ky ndryshim mbetet i panevojshëm.

Ndryshimet dhe plotësimet e këtyre dy rregulloreve u miratuan me nga 9 vota. Për Rregulloren Zgjedhore për Votimin, Numërimin në Vendvotim dhe menaxhimin e vendvotimit Gashi abstenoi. Kurse, lidhur me Rregulloren për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Gashi votoi kundër.

Ndryshe, në agjendën e kësaj mbledhjeje ka qenë i përfshirë edhe ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për Vëzhguesit e Zgjedhjeve, mirëpo e njëjta është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi Raportin për Kuvendin e Republikës së Kosovës; Agjendën e punëtorisë me ZE KKZ lidhur me mësimet e nxëna nga Zgjedhjet lokale 2025 dhe Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025; dhe analizën e votave me asistencë për Zgjedhjet Lokale 2025, e atë të Zgjedhjeve të Parakohshme./BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz