BallinaSportLëndim i ri i Çalhanoglut, rrezikon paraqitjen në finalen e Kupës së...

Lëndim i ri i Çalhanoglut, rrezikon paraqitjen në finalen e Kupës së Italisë

Të ngjajshme

Hakan Çalhanoğlu ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe, sipas raportimeve nga Italia, ylli i Interit është në dyshim për finalen e Kupës së Italisë kundër Lazios më 13 maj.

Klubi zikaltër konfirmoi të hënën se mesfushori turk ka pësuar një dëmtim të ri.

“Hakan Çalhanoğlu iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë mëngjes në Humanitas Clinical Institute,” thuhet në deklaratën e klubit.

“Testet zbuluan një tendosje muskulore në soleusin e këmbës së majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim”, thuhet tutje.

Sipas burimeve italiane, përfshirë “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport”, ky dëmtim mund ta lërë jashtë loje Çalhanoğlun për finalen e Kupës së Italisë që zhvillohet pas rreth dy javësh.

Mesfushori 32-vjeçar ka pasur probleme të shpeshta me dëmtimet, sidomos në pjesën e dytë të sezonit, por gjithsesi ka arritur të regjistrojë 12 gola dhe 7 asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

Ai ka munguar në 13 ndeshje këtë sezon për shkak të dëmtimeve.

Të dielën, Çalhanoğlu ishte në stol pa u aktivizuar në barazimin 2-2 ndaj Torinos.

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, deklaroi se lojtari nuk ishte plotësisht në formë, ndërsa testet e fundit kanë treguar një situatë më shqetësuese./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz