BallinaLajmeLirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e...

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Të ngjajshme

Rrahmani i sjell fat Napolit, i rikthehet fitoreve

Napoli i është rikthyer fitoreve në Serie A. Pas barazimit...

Dinamo s’po e lëshon Arsim Abazin, Ferizaj ende pa trajner

Trajneri Arsim Abazi u emërua në krye të Ferizajt...

Macron po tërhiqet nga politika?

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se synon të largohet nga...

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë, ka postuar një status ku ka përcjellë mesazhin e ish-presidentit për qytetarët e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur mundësinë të komunikojë drejtpërdrejt me Thaçin, duke e uruar personalisht për ditëlindje  dhe duke e informuar për mijëra urimet e qytetarëve që janë shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.

Sipas Greiçevcit, shumë qytetarë kanë shprehur dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e fundit e Thaçit në ambientet e paraburgimit në Hagë.

Në status thuhet se Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës për mbështetjen e treguar gjatë viteve të fundit dhe mezi pret t’i falënderojë personalisht për përkrahjen.

Postimi është shoqëruar edhe me një fotografi nga viti 2017, kur Hashim Thaçit iu bë pritje me nderime ushtarake në akademinë britanike “Sandhurst”, në ditëlindjen e tij të 24 prillit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz