BallinaLajmeÇitaku i reagon Kurtit: Ose qeveris ose lësho rrugë, shihemi në zgjedhje

Çitaku i reagon Kurtit: Ose qeveris ose lësho rrugë, shihemi në zgjedhje

Të ngjajshme

Anohni magjeps me interpretim unik live

Artistja Anohni ka dhënë një performancë mbresëlënëse në shfaqjen...

Ish-bashkëshorti flet për vendimin e Britney Spears për t’iu nënshtruar një programi rehabilitimi

Sam Asghari, ish-bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, ka komentuar...

Mediat e huaja raportojnë për tre terroristët e Banjskës që u dënuan sot

Mediat e njohura ndërkombëtare, si “Reuters” dhe “The Washington Post” kanë raportuar pasi...

Kolesteroli i lartë: Jo vetëm tek mbipeshë

Kolesteroli i lartë shpesh lidhet me mbipeshën, por ekspertët...

Arjan Konomi drejt BBVIP 6 si opinionist? – zëvëndeson Arbër Hajdarin

Spekulimet për panelin e sezonit të ardhshëm të “Big...

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një reagim të ashpër publik, duke i kërkuar ose të qeverisë ose të largohet nga pushteti.

Në një postim në rrjete sociale, Çitaku ka thënë se Kosova “nuk është vetëm e tij”, duke e akuzuar Kurtin për, siç u shpreh ajo, kapje të institucioneve dhe mungesë të aftësisë për të qeverisur, raporton lajmi.net

Ajo ka kritikuar edhe deklaratat e kryeministrit për rezultatin zgjedhor, duke thënë se qytetarët do të japin përgjigjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i saj i plotë:

Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?
Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve.
Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë.
Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!/Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz