BallinaLajmeLushaku pas videos së Kurtit: A e patë kush po do zgjedhje,...

Lushaku pas videos së Kurtit: A e patë kush po do zgjedhje, e nisi fushatën me akuza e shantazh – i ka dështu qeverisja

Të ngjajshme

Kica-Xhelili Kurtit: Ke nisur fushatën dhe po e keqpërdor vullnetin e qytetarëve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka...

Bisedimet SHBA-Iran/ Witkoff dhe Kushner nisen drejt Pakistanit

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared...

Donjet Sadiku nuk fiton dot medalje në Kupën e Botës

Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Kupën Botërore...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ‘’po na çon në zgjedhje’’.

Deputetja, ka thënë edhe se, Kurti ka dështuar në qeverisje, dhe se, pushtetin që ia kanë dhënë qytetarët, ai po ua kthen në krizë.

Sa i përket çështjes së presidentit, Lushaku, ka thënë se për kryetarin e shtetit duhet kompromis e jo imponim.

Postimi:

ALBINI PO NA ÇON NË ZGJEDHJE

A e patë kush po i don zgjedhjet? Ai që e nisi fushatën me video, me akuza e me shantazh.

Pse, Albin?! Sepse qeverisja t’ka dështu. Sepse s’po din e s’po don me e zgjidh as çështjen e presidentit. Sepse për ty kompromisi është dobësi, jo demokraci.

Krejt pushtetin ta kanë dhanë qytetarët, e sot po ua kthen me krizë.

Për president duhet kompromis, jo imponim. Në demokraci nuk vendos një njeri, por marrëveshja.

Po ti nuk don marrëveshje. Ti don zgjedhje.

Don me ikë prej përgjegjësisë, e me e mbulu dështimin me fushatë.

Në rregull. Hajde. Shkojmë në zgjedhje.

Veç mos harro: Presidenti do të bëhet sepse qytetarët tashmë e kanë pa që i ke përgjegjësitë, por për ego po prodhon vetëm kriza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz