Nottingham Foresti shënoi katër gola në një pjesë për ndeshjen e dytë radhazi, duke shkatërruar Sunderlandin me rezultatin 5-0 në “Stadium of Light”, një fitore që i largon “Tricky Trees” me tetë pikë nga zona e rënies në Premierligë.
Sunderlandi pati rastin e parë me Chris Riggun, por portieri Matz Sels e kontrolloi lehtë situatën.
Pas kësaj, pjesa e parë u kthye në makth për vendasit.
Goli i parë erdhi në minutën e 17-të, kur një krosim i Igor Jesusit u devijua nga Trai Hume dhe përfundoi në rrjetë si autogol.
Në minutën e 31-të, Sunderlandi gaboi sërish në mënyrë fatale: portieri Robin Roefs i dha topin Chris Woodit, i cili asistoi për Morgan Gibbs-Whiten që shënoi për 2-0.
Vetëm tre minuta më vonë, Gibbs-White realizoi sërish për 3-0.
Para pushimit, Foresti shënoi edhe golin e katërt kur Ola Aina krijoi një aksion që përfundoi me gol të dytë për Igor Jesusin.
Në pjesën e dytë, Sunderlandi mendoi se kishte shënuar me Dan Ballard, por VAR-i e anuloi golin për faull ndaj portierit Sels.
Në fund, Elliot Anderson vulosi rezultatin 5-0 në kohën shtesë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të Forest, që tani është i pamposhtur në tetë ndeshje radhazi (5 fitore, 3 barazime).
Nottingham Foresti do të përballet tani me Aston Villan në gjysmëfinalen e Ligën e Evropës, ndërsa Sunderlandi mbetet në vendin e 11-të pas një humbjeje të rëndë.
Pas kësaj fitoreje, Nottinghami ka 39 pikë në vendin e 16-të, tetë më shumë se Tottenhami që është në pozitën e 18-të./GazetaExpress/