BallinaSportDinamo s’po e lëshon Arsim Abazin, Ferizaj ende pa trajner

Dinamo s’po e lëshon Arsim Abazin, Ferizaj ende pa trajner

Të ngjajshme

Trajneri Arsim Abazi u emërua në krye të Ferizajt pas largimit të Nevil Dedes.

Megjithatë, trajneri Abazi ende s’po mundet ta drejtojë skuadrën e tij të re, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ka ndodhur pasi ish-klubi i tij, Dinamo e Ferizajt nuk ia ka lëshuar fletëlëshimin për t’u regjistruar si trajner i skuadrës së tij të re.

Kështu të paktën ka thënë kryetari i klubit të Ferizajt për “Klan Kosova”, Lulzim Abazi.

Ai pati disa fjalë për Dinamon, duke e quajtur “klub të paorganizuar”, teksa shtoi se nëse deri të hënën nuk zgjidhet kjo çështje atëherë Abazi do të lirohet nga detyra.

Arsim Abazi lëshoi akuza të rënda për ish-ekipin e tij të cilin e qujti klub jo-profesionist./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz