BallinaSportRrahmani i sjell fat Napolit, i rikthehet fitoreve

Rrahmani i sjell fat Napolit, i rikthehet fitoreve

Të ngjajshme

Napoli i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Pas barazimit me Parman dhe humbjes nga Lazio, Napoli ka shënuar fitore bindëse ndaj Cremoneses, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Scott McTominay hapi serin e golave, qysh në minutën e 3-të.

Rasmus Hojlund dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të, derisa Kevi De Bruyne shënoi golin e tretë në 45+3.

Alisson Santos vulosi rezultatin përfundimtar, me golin e shënuar në minutën e 52-të.

Vlen të përmendet se kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani po ashtu është rikthyer nga lëndimi, dhe luajti për 90 minuta, pas një kohe prej më shumë se dy muaj jashtë fushave.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e dytë të Serie A, me 69 pikë, nëntë më pak se Interi, duke mbajtur gjallë shpresat për titull, por kjo duket paksa e vështirë, pasi kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit.

Nga ana tjetër, Cremonese mbetet e rrezikuar për të rënë nga elita e futbollit italian, pasi renditet në vendin e 17-të, me 28 pikë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz