BallinaLajmeMusliu-Shoshi ngre shqetësim për shkelje të të drejtave të njeriut të katërshes...

Musliu-Shoshi ngre shqetësim për shkelje të të drejtave të njeriut të katërshes së UÇK-së në Hagë

Të ngjajshme

Rama poston foto krah ambasadorit të SHBA në NATO: Partneritet strategjik mes shteteve tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Facebook...

Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së, për të tretin do të shpallet sërish konkurs

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor...

Fabregas te Chelsea: Flet presidenti i Comos

Chelsea nuk po arrin të gjej trajnerin ideal, ku...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi ka ngritur shqetësimin për shkelje të të drejtave të njeriut për katërshen e UÇK-së në Hagë.

Gjatë pyetje parlamentare në seancë, ajo e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a janë të njoftuar partnerët ndërkombëtarë për këto shkelje.

“Shqetësimi i parë që kam ngritur meqë kjo mund të jetë seanca e fundit ku ne bëjmë pyetje parlamentare dhe ngrisim çështje me rëndësi ka të bëjë me shqetësimin që kemi për shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe deklarimet e ministrit të Punëve të Jashtme, njëkohësisht zëvendëskryeministër i Belgjikës, Maxime Prévot, i cili tha se mungesë informacioni jemi si shtete për këto të padrejta që po bëhen. Prandaj, pyetjet e mia drejtuar Albin Kurtit janë si në vijim: A i ka informuar qeveria partnerët ndërkombëtarë për këto shqetësime që i kemi të gjithë ne lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin në Dhomat e Specializuara në Hagë? Pse ka mungesë koordinimi dhe informimi në këtë nivel, çfarë veprimesh konkrete po ndërmerren për mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve tanë”, deklaroi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz