BallinaSportFFK dënon Dritën, kjo është arsyeja

FFK dënon Dritën, kjo është arsyeja

Të ngjajshme

Ekzekutohen shtesat për fëmijë dhe lehona

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare...

Rama poston foto krah ambasadorit të SHBA në NATO: Partneritet strategjik mes shteteve tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Facebook...

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim ndaj FC Drita, pas incidenteve të regjistruara në ndeshjen ndaj KF Drenica.

Sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes, në minutën e 48-të, tifozët e Dritës, të njohur si “Intelektualët”, kanë ndezur mjete piroteknike në tribuna, të cilat kanë përfunduar në fushë. Si pasojë e tymit të krijuar, ndeshja është ndërprerë për rreth dy minuta.

Komisioni Disiplinor ka vlerësuar rastin bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C, si dhe nenin 18, paragrafi 2, pikat B dhe C të Rregullores Disiplinore, duke vendosur që klubi të dënohet me gjobë prej 1000 euro.

Në vendim thuhet gjithashtu se afati për pagesën e gjobës është 15 ditë, nga momenti kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz