Futbolli është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-sulmuesit të Nigerisë, Michael Eneramo, në moshën 40-vjeçare.
Ish-lojtari, i cili kishte përfunduar karrierën në vitin 2018, raportohet se u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje lokale. Pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, ai ndërroi jetë më pas në spital.
Nigeria Football Federation reagoi duke e cilësuar humbjen si “shkatërruese”, ndërsa nga të gjitha anët kanë ardhur mesazhe ngushëllimi.
Eneramo zhvilloi 11 ndeshje me Nigerinë dhe shënoi tre gola, ndërsa në karrierën e tij luajti për disa klube në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Turqi, duke lënë gjurmë të veçanta te tifozët.