BallinaLajmeKonjufca me mesazh prekës për Qosjen: Kolosi i fundit, lajm i rëndë...

Konjufca me mesazh prekës për Qosjen: Kolosi i fundit, lajm i rëndë për kombin shqiptar

Të ngjajshme

Mërgim Vojvoda humb sezonin, mungon disa javë!

Mërgim Vojvoda ka pësuar një dëmtim, jo shumë të...

Rasti “escort” në Itali, vjen reagimi sqarues i Leaos

Në këto ditë po merr vëmendje të madhe hetimi...

Vaki shqiptare, tre shqiptarë e vodhën shefin në fabrikën e kafesë, fituan afro 1 milion euro

Policia shqiptare e ka realizuar operacionin “Inventari”. Tre punëtorë...

Instituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen

Instituti Albanologjik ka bërë të ditur se nesër, në...

Operacioni i koduar “The Wanted”/ Arrestohet 43-vjeçari, planifikoi vrasjen e dy personave

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të...

Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimë për vdekjen e Rexhep Qosjes.

Kreu i parlamentit ka thënë se Qosja ishte kolosi i fundit intelektual dhe se shuarja e tij është lajm i hidhur për kombin shqiptar.

“Para pak minutash kombi shqiptar kudo që jeton me pikëllim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes. Na la edhe kolosi ynë i fundit intelektual.
Për më shumë se gjysmë shekulli Rexhep Qosja ishte zëri i artikuluar me konsistencë i ndergjegjes sonë kombëtare. Shkencëtar, shkrimtar, akademik, profesor, veprimtar dhe kritik – kontributi i tij për studimin e letërsisë shqipe si dhe pasurimi i saj me vepra letrare si autor do të jetojnë gjithmonë.
Ai kurrë nuk u mjaftua vetëm me punën shkencore të kabinetit. Gjatë viteve ’80, në atë kohë kur ne ishim “popull i ndaluar”, profesor Qosja u shqua me guximin e tij të palëkundur për demaskimin e hapur të shtypjes së Serbisë mbi popullin shqiptar.
Kur erdhi koha e domosdoshmërisë së luftës së armatosur kundër okupimit Rexhep Qosja e kishte të qartë: vetëm mbështetja e UÇK-së na rreshton në anën e duhur të historisë.
Progresiv me bindje, egalitar në qëndrime, gjithnjë kombëtar në veprime dhe humanist në vlera – Rexhep Qosja ka zënë vend si një nga figurat më të rëndësishme të kombit tonë. I tillë do të kujtohet gjithnjë për veprën dhe veprimtarinë e tij e cila prej sot do te studiohet me përqendrim edhe më të madh.
U prehtë në paqe” shkruan Konjufca në mesazh./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz