BallinaLajmeImporti mbi 651 milionë, eksporti veç 88 milionë: Kosova ngulfatet nga mallrat...

Importi mbi 651 milionë, eksporti veç 88 milionë: Kosova ngulfatet nga mallrat e huaja  

Të ngjajshme

Rasti “escort” në Itali, vjen reagimi sqarues i Leaos

Në këto ditë po merr vëmendje të madhe hetimi...

Vaki shqiptare, tre shqiptarë e vodhën shefin në fabrikën e kafesë, fituan afro 1 milion euro

Policia shqiptare e ka realizuar operacionin “Inventari”. Tre punëtorë...

Instituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen

Instituti Albanologjik ka bërë të ditur se nesër, në...

Operacioni i koduar “The Wanted”/ Arrestohet 43-vjeçari, planifikoi vrasjen e dy personave

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të...

Bedri Hamza ngushëllon familjen Qosja për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja

Bedri Hamza, kryetar i Partia Demokratike e Kosovës, ka...

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë se në mars 2026 deficiti tregtar arriti në 563,5 milionë euro, që është rritje prej 5,2 % krahasuar me marsin 2025. Eksporti në këtë muaj ishte 88,4 milionë euro, ndërsa importi 651,8 milionë euro

Kosova vazhdon të mbushet çdo ditë e më shumë me mallra të huaja, ndërsa prodhimi dhe eksporti vendor mbeten shumë prapa në raport me kërkesën e brendshme dhe importet në rritje.

Të dhënat tregojnë se vendi vazhdon të importojë shumë më tepër sesa eksporton, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e deficitit tregtar. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe rritje e eksporteve.

Sipas të dhënave zyrtare, deficiti tregtar në muajin mars 2026 arriti në 563,5 milionë euro, që paraqet rritje prej 5,2 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur kishte qenë 535,7 milionë euro.

Eksporti mbulon importin me vetëm 13,6 %, duke treguar se raporti ndërmjet mallrave që shiten jashtë vendit dhe atyre që importohen mbetet i ulët.

Eksporti i mallrave gjatë muajit mars 2026 kishte vlerën 88,4 milionë euro, duke shënuar rritje prej 18,2 % krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë, importi arriti në 651,8 milionë euro, me rritje prej 6,8 %. Kjo tregon se edhe pse eksportet janë rritur me ritëm më të shpejtë, vlera e importeve mbetet shumë më e lartë.

Sa i përket strukturës së eksporteve, pjesëmarrjen më të madhe e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 26,2 %. Pas tyre renditen plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 12,4 %, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11,1 %, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 8,3 %, si dhe tekstili dhe artikujt prej tekstili me 8,2 %.

Në anën tjetër, importet dominohen nga produktet minerale me 14,5 %, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike me 14,3 %, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 10,6 %, mjetet e transportit me 10,6 %, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 10,0 %.

Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 29,3 milionë euro ose 33,2 % të eksporteve totale, me rritje prej 12,9 %. Partnerët kryesorë ishin Gjermania me 10,0 %, Italia me 3,8 % dhe Holanda me 2,9 %.

Importet nga vendet e Bashkimit Evropian arritën në 284,1 milionë euro ose 43,6 % të importeve të përgjithshme, me rritje prej 14,1 %. Pjesëmarrjen më të lartë e kishin Gjermania me 13,5 %, Italia me 4,5 % dhe Polonia me 3,4 %.

Sa i përket vendeve të CEFTA-s, eksportet arritën në 40,8 milionë euro ose 46,2 % të eksporteve totale, me rritje prej 21,8 %. Partnerët kryesorë ishin Maqedonia e Veriut me 16,2 %, Shqipëria me 14,2 %, Serbia me 8,8 % dhe Mali i Zi me 5,2 %.

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 78,1 milionë euro ose 12,0 % të importeve totale, duke shënuar rënie prej 23,1 %. Pjesëmarrjen më të madhe e kishin Shqipëria me 3,8 %, Maqedonia e Veriut me 3,6 % dhe Serbia me 3,3 %.

Eksportet me vendet e tjera arritën në 18,2 milionë euro ose 20,7 % të eksporteve të përgjithshme. Partnerët kryesorë ishin Zvicra me 10,2 % dhe Turqia me 3,8 %.

Ndërkohë, importet nga vendet e tjera arritën në 289,6 milionë euro ose 44,4 % të importeve totale, ku pjesëmarrjen më të lartë e kishin Kina me 14,6 % dhe Turqia me 11,0 %.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 29,3 milionë euro ose rreth 33,2 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12,9 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,0 %), Italia (3,8 %), Holanda (2,9 %), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 40,8 milionë euro ose 46,2 % të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 21,8 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,2 %), Shqipëria (14,2 %), Serbia (8,8 %), Mali i Zi (5,2 %), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 18,2 milionë euro ose 20,7 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,2 %) dhe Turqia (3,8 %).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 284,1 milionë euro ose 43,6 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14,1 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,5 %), Italia (4,5 %), Polonia (3,4 %), etj.

Importet nga vendet e CEFTA-s

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 78,1 milionë euro ose 12,0 % të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-23,1 %). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (3,8 %), Maqedonia e Veriut (3,6 %), Serbia (3,3 %).

Importet e Kosovës me vendet e tjera

Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 289,6 milionë euro ose 44,4 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14,6 %) dhe Turqia (11,0 %). /Metro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz