BallinaLajmeAbdixhiku e informon shefen e BE-së për zhvillimet politike në vend, thotë...

Abdixhiku e informon shefen e BE-së për zhvillimet politike në vend, thotë se vendit urgjentisht i duhen institucionet

Të ngjajshme

Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë brenda 72 orëve të ardhshme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të kuptohej të...

Ferizaj në finale të Kupës, e eliminon Llapin

Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës...

“Hithat” e “djegin” Ballkanin, Dukagjini shkon në finalen e Kupës së Kosovës

Skuadra e Dukagjinit është finalistja e parë e Kupës...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefen në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në proceset negociuese dhe situatën aktuale institucionale.

“Kryetari Abdixhiku theksoi se, përkundër angazhimit maksimal dhe qëndrimeve të qarta të LDK-së në mbrojtje të parimeve demokratike, këto procese nuk kanë prodhuar rezultat. Në këtë kontekst kryetari Abdixhiku nënvizoi nevojën urgjente për stabilitet institucional, përgjegjësi politike dhe ndërtimin e një alternative të qëndrueshme, që i përgjigjet pritjeve të qytetarëve për zhvillim dhe mirëqenie.
Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së si të rëndësishëm në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit” thuhet në njoftimin e LDK-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz