BallinaLajmeKurti pret në takim ministrin e Tregtisë së Turqisë, thotë se janë...

Kurti pret në takim ministrin e Tregtisë së Turqisë, thotë se janë dyfishuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve

Të ngjajshme

Dy persona goditen nga vetura në Deçan, Policia jep detaje

Dy persona janë goditur nga një veturë sot në...

Musliu i reagon Fatos Gecit pas gjuhës seksiste ndaj Vlora Çitakut: Nuk heshtim e nuk frikësohemi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu,...

Mustafa i PDK-së: Pozitat shtetërore, Kurti i ka trajtuar si monedha kusuritëse

Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, ka pasur kritika të...

Zyrtare: Chelsea e shkarkon trajnerin Liam Rosenior

Chelsea FC ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen me trajnerin e...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Tregtisë të Republikës së Turqisë, Ömer Bolat.

Në takim, kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe e falënderoi ministrin Bolat për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës.

Teksa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Kurti tha se në dekadën e fundit janë dyfishuar shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve, me rritjen më të shpejtë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë.

Të dy diskutuan për mundësitë e zgjerimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë edhe për shërbimet, përfshirë ato profesionale, të teknologjisë së informacionit, të transportit dhe të logjistikës, si dhe shërbimet financiare. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti përmendi potencialin e jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës për eksport të shërbimeve.

Kryeministri Kurti theksoi se do të ishte i lumtur që Forumi i dytë Ekonomik Kosovë-Turqi, pas atij në Stamboll më 2024, të mbahej në Prishtinë këtë vit, si një hap konkret i radhës, thellimit dhe i zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Ndërsa, u diskutua edhe për aktivizimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar.

Me qëllim të ndërlidhjes globale dhe ekonomike, kryeministri Kurti foli për synimet për hapjen e një linje të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Republikës së Turqisë.

Pasi theksoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, kryeministri Kurti përcolli mirënjohjen dhe falënderimet e tij për presidentin Recep Tayyip Erdoğan për angazhimin dhe mbështetjen e posaçme ndërkombëtare për Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz