Sami Sheen, vajza 22-vjeçare e aktorëve të famshëm të Hollivudit, Charlie Sheen dhe Denise Richards, ka tërhequr vëmendjen me një seri të re fotosh në rrjetet sociale.
Ylli i OnlyFans ka pozuar me rroba banje rozë, dhe postimi ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e saj, transmeton Indeksonline.

Ish-çifti, i cili u divorcua njëzet vjet më parë, u bën prindër të Sami-t në vitin 2004, dhe një vit më vonë vajzën e tyre më të vogël Lola Rose, e cila tani është 20 vjeçe.
Sami ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe fotot e saj të fundit me rroba banje kanë tërhequr shumë vëmendje. “Perfeksion!” komentoi një fans, ndërsa një tjetër shkroi, “Shumë bukur”. Së bashku me popullaritetin e saj në rrjetet sociale,
Ajo po ndërton gjithashtu një karrierë në platformën OnlyFans, ku thuhet se po fiton miliona. Një burim pranë Daily Mail pohon se ajo po “noton në para” dhe se falë kësaj pune, ajo siguroi shtëpinë dhe makinën e saj si adoleshente./Indeksonline/