BallinaLajmeGjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë: Paraburgim për 19 të dyshuarit për skema...

Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë: Paraburgim për 19 të dyshuarit për skema piramidale dhe bixhoz

Të ngjajshme

Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë brenda 72 orëve të ardhshme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të kuptohej të...

Ferizaj në finale të Kupës, e eliminon Llapin

Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës...

“Hithat” e “djegin” Ballkanin, Dukagjini shkon në finalen e Kupës së Kosovës

Skuadra e Dukagjinit është finalistja e parë e Kupës...

Gjykata Themelore në Mitrovicë, përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) të pandehurve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 294 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Masa e paraburgimit iu është caktuar të pandehurve me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S., F.D.

Paraburgimi sipas aktvendimit, të pandehurve u llogaritet nga data 18.04.2026, е do të zgjasë deri me datën 18.05.2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz