BallinaLajme​Qeveria miraton tri protokollet e CEFTA-s

​Qeveria miraton tri protokollet e CEFTA-s

Të ngjajshme

U shpall fituese e BBVA 5, Selina vjen me postim emocional

Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të sivjetmë...

Pa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe partia opozitare,...

U lëndua ndaj Unitedit, por Estevao pritet që të luajë në Botëror

Ylli i Chelseat, Estevao u lëndua së fundmi në...

Gasperini vendosë kushte për të qëndruar te Roma, pas përplasjes me Ranierin

Raportimet në Itali tregojnë se Gian Piero Gasperini është...

Haxhiu thirrje qytetarëve: Dorëzoni dëshmi të krimeve të luftës

“Kronologjia e Lirisë” është ekspozita që dokumenton krimet e...

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për ratifikimin e tri protokolleve shtesë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), përfshirë Protokollin Shtesë 6 për tregtinë në shërbime, Protokollin Shtesë 5 për aderimin dhe amendamentimin e marrëveshjes, si dhe Protokollin Shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se miratimi i këtyre protokolleve përbën një arritje të madhe për vendin, duke përmendur se për herë të parë do miratohen pa përfshirjen e UNMIK-ut.

“Kjo është një arritje shumë e madhe e Republikës së Kosovës, është hera e parë që protokollet e CEFTA-s do të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si Republikë e Kosovës, pa UNMIK-un. Kjo është bërë falë një pune intensive edhe të qeverisë Kurti 2, e gjithashtu tashmë kemi arritur në fazën ku protokollet 5, 6 dhe 7, si protokoll shtesë për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, kanë trajtimin e barabartë në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s. Ministria në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në fushën e tregtisë, ka zhvilluar nismat për negocimin e këtyre tre protokolleve”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz