BallinaLajmeKërkesa e PDK-së për ftesë zyrtare, Kusari-Lila: Nëse është e nevojshme ftesa...

Kërkesa e PDK-së për ftesë zyrtare, Kusari-Lila: Nëse është e nevojshme ftesa mund të formalizohet edhe me shkrim

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një i dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës, sot ka ekstraduar një shtetas kosovar...

Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së

Ka nisur mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike...

Ppërgatitjet e FSK-së për mision në Gazë, Ministri Maqedonci flet për T7

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ndarë detaje lidhur...

Konate konfirmon se është afër vazhdimit të kontratës me Liverpoolin

Ibrahima Konate është më afër të qëndrojë sesa të...

Deputeti i VV-së tallet pak me LDK-në: Rrini bre…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli është tallur me...

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur edhe për kërkesën e PDK-së, e cila ka kërkuar letër zyrtare për takim, sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, raporton Ekonomia Online.

 “Unë uroj që të ketë një qasje pozitive, megjithatë deri më tani kemi parë përpjekje të vazhdueshme vetëm nga njëra anë për të bërë zgjidhjen për emrin e presidentit apo presidentes. Po e ritheksoj që deri më tani ka pasur vetëm iniciativë apo nisë apo ftesë nga kryeministri Kurti, ndërsa Partia Demokratike me aq sa kemi dëgjuar të gjithë bashkë përmes opinionit publik është se pret një ofertë me shkrim”, tha ajo.

Ministrja theksoi se, nëse është e nevojshme, ftesa mund të formalizohet edhe me shkrim, por sipas saj, thelbësore mbetet diskutimi për parimet dhe emrat konkretë.

“Nëse ftesa duhet shkuar me shkrim, ndoshta edhe mund të bëhet, përkundër se duhet prapë të ulet e të diskutohet mbi parimin e zgjedhjes dhe emra konkretë të cilët edhe Partia Demokratike e Kosovës mund t’i propozojë për president të vendit. Për shkak se tashmë jemi në etapën finale që duhet të zgjidhet titullari i institucionit më të lartë në vend para se të ndodhë ajo që nuk e duam, që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz