BallinaShowBizU shpall fituese e BBVA 5, Selina vjen me postim emocional

U shpall fituese e BBVA 5, Selina vjen me postim emocional

Të ngjajshme

Hamza: Data e zgjedhjeve nuk varet nga preferencat, por nga vendimi i Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rastet e migrenës që kërkojnë trajtim spitalor

Ndotja e ajrit mund të jetë një ndër shkaktarët...

Hamza: S’kërkojmë pozita, oferta e Kurtit për Kuvendin është e papranueshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Hagi zyrtarizohet si trajneri i ri i Rumanisë

Kombëtarja e Rumanisë ka gjetur trajnerin e saj të...

Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Albania, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Balerina fitoi zemrat dhe mbështetjen e publikut çka reflektoi edhe te kurorëzimi i saj si fituese.

Pasi u shpall fituese e këtij edicioni, Selin ka thyer heshtjen përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale duke folur për rrugëtimin e saj 120-ditor në BBVA.

Postimi i plotë:

120 ditët e Selin…

Nuk është një postim i rëndomtë Instagrami, por një mijë emocione të mbledhura në pak fjalë mirënjohëse.

Një rrugëtim sfidues, emocionues, një përballje jo vetëm me njerëz me të cilët ndava një shtëpi, por mbi të gjitha një përballje me veten time ..

me atë Selinin e vërtetë që qëndroi e tillë 120 ditë, 24/7.

Ky i sotmi është një falënderim special. Një falënderim zemre për të gjithë ata njerëz që më 19 dhjetor e njihnin shumë pak Selinin, e më 18 prill u dashuruan, u apasionuan dhe u bënë familja ime e dytë.

Publiku im, dashamirësit e mi, mbështetësit e mi pa ju, rrugëtimi im nuk do të kishte shpirt, nuk do të kishte dritë, nuk do të kishte kuptim. Nuk matet rruga me hapat qe hedh por me zemrat që prek ..

Udhëtimi im nuk ishte drejt finales, por drejt vetes, dhe ju ishit drita ime në çdo hap.

Falenderimet e rradhës vijojnë për ata emra që kanë frymëzuar Selinin e vogël dhe i kanë hapur derën Selinit të madh. @sarahoxhaaa fjala “mirënjohje” është pak për ty. Je shembulli i gruas luftarake dhe të arrirë dhe si e tillë, di t’i japi dorën një tjetër personi me këto aspirata . Një vajze të re plot ëndrra i hape derën e mundësive dhe i mësove një rrugë të re drejt qëllimeve te saj.

Padyshim, asgjë nuk do të ishte ky format pa të “The Greatest Showman” @mr.ledionlico . Çdo fjalë që thua frymëzon, çdo moment që krijon mbetet. Faleminderit që i jep zë emocionit . Mes zhurmës të rrugëtimit tim , ndër rreshtave te tua gjeta shtëpin.

@arberhajdari & @monika.kryemadhi dy hallka të rëndësishme që plotësuan zinxhirin e rrugëtimit tim. Faleminderit për çdo emocion të dhuruar dhe për çdo  moment që më formësoi më shumë.

The fantastic 3 @petrina.gorica @saimir_muzhaka @evaa_marku puna juaj e palodhur nuk ka nevojë për koment. Sholina ju do! 🫰🏻

View this post on Instagram

A post shared by Selin Bollati (@selinbollatii)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz