BallinaLajmePa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

Pa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

Të ngjajshme

Hamza: Data e zgjedhjeve nuk varet nga preferencat, por nga vendimi i Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rastet e migrenës që kërkojnë trajtim spitalor

Ndotja e ajrit mund të jetë një ndër shkaktarët...

Hamza: S’kërkojmë pozita, oferta e Kurtit për Kuvendin është e papranueshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Hagi zyrtarizohet si trajneri i ri i Rumanisë

Kombëtarja e Rumanisë ka gjetur trajnerin e saj të...

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës në takimin e zhvilluar të hënën.

Pas këtij takimi, përfaqësues të të dyja palëve kanë lënë të kuptohet se nuk priten më takime të tjera ndërmjet tyre për këtë çështje.

Sipas politologut Melazim Koci, ky dështim nuk ishte i papritur.

Ai ka vlerësuar se që nga fillimi i procesit ka munguar sinqeriteti nga të dyja palët për të arritur një zgjidhje.

“Nuk ishte befasi, sepse që nga fillimi i këtij procesi nuk kemi parë sinqeritet në përpjekjet për zgjedhjen e presidentit. Nuk ka pasur sinqeritet as nga ana e Vetëvendosjes, por as opozita nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme”, ka deklaruar Koci në Tëvë1.

Ai ka shtuar se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit, më shumë i ngjanin fillimit të një fushate zgjedhore sesa një përpjekjeje reale për kompromis.

“Krejt çfarë kemi dëgjuar këto ditë ka qenë përpjekje për të krijuar dhe kontrolluar narrativën e fajësimit të palës tjetër para opinionit. Ajo që pamë sot nga deklarimet e Kurtit dhe Abdixhikut nuk ishte përpjekje për të zgjedhur presidentin, por më tepër fillimi i një fushate zgjedhore”, ka thënë ai.

Duke komentuar pretendimet e Abdixhikut se Kurti ka insistuar që posti i presidentit t’i mbetet LVV-së, Koci është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë përpjekje të sinqertë për zgjidhje nga ana e partisë në pushtet.

Sipas tij, një alternativë do të kishte qenë propozimi i një kandidati jopartiak dhe të pavarur.

Ai ka theksuar se një hap të tillë mund ta kishte ndërmarrë edhe opozita, duke propozuar një kandidat të pavarur për të fituar mbështetjen e opinionit publik dhe për të shmangur fajësimin për dështimin e procesit.

“Nëse do të kishte përpjekje të sinqertë nga VV-ja për të gjetur një zgjidhje, unë mendoj se ajo do të ekzistonte. VV-ja do të mund të ofronte një kandidat jopartiak dhe të pavarur. Të njëjtën gjë do të mund ta bënte edhe opozita. Deri më sot, as nga opozita nuk kemi parë një emër të tillë, me të cilin ajo do t’i thoshte Kurtit: ‘Ju keni marrë qeverinë dhe postin e kryetarit të Kuvendit, ne nuk po kërkojmë një president nga radhët tona, por ky është kandidati ynë jopartiak’. Këtë nuk arriti ta bëjë opozita.Nuk them se me këtë do të zgjidhej çështja, sepse Kurti, me gjasë, nuk do ta pranonte një kandidat të pavarur dhe jopartiak. Por opozita do ta fitonte betejën në opinion dhe nuk do të merrte fajin për shkuarjen në zgjedhje. Meqë kemi të bëjmë me një betejë rreth asaj se kush kë do ta fajësojë, opozita edhe kësaj radhe mbeti prapa Kurtit dhe kam përshtypjen se në opinion më shumë mendohet që LDK-ja është fajtore”, ka përfunduar Koci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz