BallinaLajmeKurti i tronditur nga tragjedia në Malishevë: Në këto momente të rënda,...

Kurti i tronditur nga tragjedia në Malishevë: Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur sot në Malishevë.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të tri viktimave.

“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë. Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave”, ka shkruar Kurti.

Sot në Malishevë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë, babai dhe dy djemtë e tij janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz