BallinaLajmeRasti me rreth 18 kg drogë të kapur në Ferizaj, Gjykata ua...

Rasti me rreth 18 kg drogë të kapur në Ferizaj, Gjykata ua cakton një muaj paraburgim 4 të arrestuarve

Të ngjajshme

Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person

Sot rreth orës 15:40, është pranuar një informatë për...

Messi bëhet pronar i Cornella-s, nis një epokë e re për klubin katalanas

Futbollisti argjentinas dhe tetë herë fitues i Topit të...

Lushaku-Sadriu: Të ndalet kapja e Gjykatës Kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Zyrtare: Lionel Messi bëhet pronar i klubit të famshëm

Futbollisti argjentinas dhe fituesi i tetëfishtë i “Topit të...

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj A.D., M.B., S.Sh.,  dhe M.Sh.. Të njëjtit u arrestuan ditë më parë nga një operacion kundër narkotikëve ku u sekuestruan rreth 17.9 kg heroinë.

Operacioni ishte zhvilluar në komunën e Ferizajt. Të arrestuar dyshohen për pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve A.D., M.B., S.Sh.,  dhe M.Sh.

Prishtinë, 16 Prill 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve A.D., M.B., S. Sh.,  dhe M.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D., M.B., S. Sh. dhe M.Sh, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate pasi që, ekziston rrezik real që të pandehurit t’i shmangen procedurës penale dhe të mos i përgjigjen organeve të drejtësisë. Gjykata konsideron se natyra e veprave penale për të cilat të pandehurit dyshohen, mënyra e organizuar e kryerjes së tyre, shtrirja ndërkufitare e aktivitetit të dyshuar kriminal, sasia e madhe e lëndës narkotike të sekuestruar dhe fakti se hetimet janë ende në zhvillim dhe përfshijnë analizimin e provave materiale, tregojnë se asnjë masë më e butë nuk do të ishte e aftë të neutralizonte rreziqet konkrete që ekzistojnë në këtë fazë të procedurës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz