BallinaLajmeDialogu me Serbinë, Konjufca: Ndodhet në një gjendje kogja të vështirë

Dialogu me Serbinë, Konjufca: Ndodhet në një gjendje kogja të vështirë

Të ngjajshme

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka folur sot para mediave pas takimit me homologun e tij serb.

Ai nga mediat është pyetur në lidhje me dialogun me Serbinë, e çka ka thënë se është në gjendje të vështirë.

Konjufca ka thënë se gjithçka që ka ndodhur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, e kishte formën e sjelljes së qëllimshme destruktive të Serbisë për t’i rrënuar arritjet e bëra në dialog/

“Edhe bashkësia ndërkombëtare e ka parë Marrëveshjen e Brukselit si arritje, si një thyerje e bllokadës së deri atëhershme për ecjen përpara, a kjo për neve e ka pas formën e njohjes de facto nga ana e Serbisë.  E keni parasysh klauzolat e Marrëveshjes, gjithçka që pranon Kosova, elementet kryesore të shtetësisë, sipas kësaj marrëveshje Serbia do t’i pranoj. Vuçiqi si u kthy në Serbi, ia dha goditjen më të madhe kësaj marrëveshje, dhe pas saj i keni parë të gjitha edhe sulmin terrorist në Iber Lepenc të kanalit të ujit dhe shkaktimit të kaosit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ai e ka përmendur deklaratën në gjykatë të vëllezërve Viqentijeviq, të dyshuar për sulmin në Ibër Lepenc, që ka thënë se e kanë pranuar që janë trajnuar nga Serbia në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë, e prej ku ka thënë se kanë hyrë edhe grupi i sulmit në Banjskë.

Konjufca duke përmendur këto dy sulme të Serbisë në Kosovë, ka thënë se dialogu ndodhet në “një gjendje kogja të vështirë”/.

“Qysh kthehet njëfar atmosfere minimale e mirëbesimit, nuk po lypi asgjë të jashtëzaqkonshme por minimale e mirëbesimit është që kryerësit e këtij akti terrorist në Bansjkë që e vran Afrim Bunjakun duhet të përfundojnë në burg. Këta nuk mund të jenë dora djathtë e Vuçiqit dhe ashtu si janë sot duke vepruar në Serbi. Kjo është elementare, bazike”, ka thënë Konjufca.

Ai e ka përmendur edhe letrën e Ana Brnabiq që ka thënë se ishte katastrofike.

“Ajo iu shkruajti 27 shteteve anëtare që nuk e njeh integritetin terrotorial të Kosovës, që mos ta njeh atë kuptohet sikur me i shpall luftë, është e njejta nivel. Këto janë adresu vazhdimisht me BE-në, pa u zgjidh këto nuk mund të ketë hapa tjerë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz