Në mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), është shqyrtuar lista e kandidatëve dhe dokumentacioni i tyre.
Kështu ka bërë të ditur Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh udhëheqëse e këtij komisioni, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, në këtë mbledhje është vendosur edhe për metodologjinë dhe orarin e intervistimit të kandidatëve, proces që do të nisë nesër nga ora 09:00.
Nagavci ka theksuar se komisioni mbetet i përkushtuar që përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së të bëhet mbi bazën e meritës, integritetit dhe përgjegjësisë publike.
Ajo ka shtuar se synimi është që bordi i transmetuesit publik të përbëhet nga profesionistë të denjë, të cilët i shërbejnë interesit të qytetarëve.
Postimi i plotë: