BallinaLajme96 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe 48 motoçikleta të konfiskuara gjatë...

96 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe 48 motoçikleta të konfiskuara gjatë prillit në Ferizaj

Të ngjajshme

Mitrovica me park industrial në Frashër, nënshkruhet kontrata gati 1 milionëshe

Zyrtarisht është nënshkruar kontrata për ndërtimin e infrastrukturës në...

Dugolli për partitë opozitare: Ka pasur jo sinqeritet, ende s’kanë interes për çështjen e Presidentit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të...

S’i duhej as kjo PSG-së, lëndohet edhe Doue

Po zhvillohet aktualisht ndeshja mes Liverpoolit dhe PSG-së. Ndeshje kjo...

Policia Rajonal e Ferizajt, që nga 1 prilli deri më sot, kanë intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 96 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 48 motoçikleta, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ:

“Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.

Llojet e kundërvajtjeve:

– Drejtimi i motoçikletës pa patentë shoferi – 50 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 43 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 3 gjoba

– Motoçikleta të konfiskuara – 48

Policia ka bërë apel për qytetarët.

“Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën. Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftim.

Ata kanë ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

“Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka thënë Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz