BallinaLajmeKërkohet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria

Kërkohet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria

Të ngjajshme

Vitet janë vetëm numra për Teuta Krasniqin, mahnitë në paraqitjen e fundit

Teuta Krasniqi tashmë është emër i njohur për publikun...

Mitrovica me park industrial në Frashër, nënshkruhet kontrata gati 1 milionëshe

Zyrtarisht është nënshkruar kontrata për ndërtimin e infrastrukturës në...

Dugolli për partitë opozitare: Ka pasur jo sinqeritet, ende s’kanë interes për çështjen e Presidentit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të...

Lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe kërkoi sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, që të dërgoj kërkesë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria, pas rënies nga pushteti të  Viktor Orbanit.

“Çka do bëj Nikolla Gruevski, i dënuari dhe simboli i korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit ,tani kur më nuk ka mbrojtës në Budapest. Të cilin për  vite me rradhë e mbronte nga drejtësia Viktor Orban”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Kryminsitri Hristijan Mickoski tha se nëse Gruevski shfaqet në Maqedoni, i njëjti do të dërgohet për vuajtje të dënimit me burg.

“Nëse Nikolla Gruevski kthehet në Maqedoni, ai ka aktvendim gjyqësor në fuqi, dhe ai menjëherë pasi të paraqitet në Maqedoni, normalisht, organet e rendit  do ta dërgojnë për vuajtje të dënimit me burg”, tha Hristian Mickovski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Edhe njëri prej liderëve të VLENI-t, Izet Mexhiti u shpreh se Gruevski vendin e ka në burg.

“Mendoj se më tepër është çështje që mërziten ata që e kanë ndihmuar për të ik Gruevski prej Maqedonie në Hungari , tash sërish ata le t’ia bajnë dertin se çfarë do të bëjnë me Gruevskin , se a do të shkojnë ta ndihmojnë edhe prej në Hungari, nuk është derti jonë”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Kryeministri në ardhje i Hungarisë Petar Maxhar paralajmëroi se pushteti i ri nuk do të ofrojë më strehim për njerëzit që i ikin drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz