BallinaLajme“Asnjë kompromis ndaj krimit” – Sveçla përgëzon aksionin për sekuestrimin e 17.9...

“Asnjë kompromis ndaj krimit” – Sveçla përgëzon aksionin për sekuestrimin e 17.9 kg heroinë

Të ngjajshme

Macron kërkon rifillimin e bisedimeve SHBA–Iran për të shmangur përshkallëzimin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për rifillimin...

I vazhdohet mandati shefit të AKI-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale për një aksion të suksesshëm që çoi në sekuestrimin e 17.9 kilogramëve heroinë.

Sveçla theksoi se lufta kundër narkotikëve është thelbësore për sigurinë publike dhe për mirëqenien e qytetarëve, në veçanti të të rinjve, raporton lajmi.net

Ai thotë se do të vazhdojë me vendosmëri të plotë për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari kriminale që cenon sigurinë dhe të ardhmen e shoqërisë sonë

“Përgëzoj aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale që rezultoi me sekuestrimin e 17.9 kilogramëve substancë narkotike të llojit heroinë. Lufta ndaj këtij krimi është jo vetëm në funksion të sigurisë publike, por edhe të shëndetit e mirëqenies së fëmijëve e të rinjve tanë. Nuk ka asnjë kompromis përballë kësaj dukurie jashtëzakonisht të dëmshme për shoqërinë tonë dhe as në luftimin e këtyre grupeve kriminale. Angazhimi ynë do të vazhdojë me vendosmëri të plotë për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari kriminale që cenon sigurinë dhe të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka shkruar Sveçla./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz