Na ndajnë edhe pak minuta nga fillimi i superderbit spanjoll në Ligën e Kampionëve.
Atletico Madridi, do të jetë nikoqir i Barcelonës në “Metropolitano” në ndeshjen e kthimit që premton të jetë dramatike.
Një ditë më parë, ylli i Barçës Lamine Yamal i bëri një kërkesë të veçantë Diego Simeones, duke i kërkuar një duel 1v1 me një lojtar të tijin, që solli edhe reagimin e tij.
“Lamine kërkoi një kundër një? Mendoj se do të vendosim katër ose gjashtë lojtarë kundër tij…”, u shpreh Simeone./IndeksOnline/